Google ADS

SHBA nuk do t’i njohë referendumet ruse në Ukrainë

07:57 | 21 Shtator 2022
E.H

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan se nuk do të njohin asnjë lloj referendumi që do të mbahet në Ukrainë nga prorusët.

Përmes sekretarit të Shtetit, Blinken, Uashingtoni bën të ditur qëndrimin se “Çdo referendum fars në Ukrainë do të jetë i paligjshëm dhe shkel sovranitetin e këtij vendi”.

Blinken shton dhe më tej duke shkruar në rrjetet sociale se nëse Rusia do të vijojë me planet për referendumet farsë SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të njohin kurrë pretekstin e Moskës në asnjë aneksimet e mundshme të pjesëve të territorit ukrainas./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme