Google ADS

SHBA nuk do të lejojë hyrjen e studentëve që i kanë studimet tërësisht online

13:40 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Forca e Imigracionit dhe Doganave ka njoftuar se studentët e huaj të posa regjistruar nuk do të lejohen në Shtetet e Bashkuara nëse studimet ofrohen vetëm online.

Studentët do lejohen në SHBA për t’u regjistruar në shkollë amerikane për të ndjekur lëndë hibride për semestrin e vjeshtës, dhe rregullat nuk do të zbatohen për studentët ndërkombëtarë të cilët ishin regjistruar tashmë në kolegje ose universitete në SHBA semestrin e kaluar dhe po kthehen, edhe nëse shkolla e tyre është plotësisht në internet, transmeton portali arbresh.info.

Më parë këtë muaj, administrata e Trumpit u tërhoq nga politika që do të ndalonte të gjithë studentët ndërkombëtarë të qëndrojnë në SHBA nëse po kryenin shkollë që ishte tërësisht online, pasi që 17 prokurorë të përgjithshëm e çuan në Gjykatë rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme