Google ADS

SHBA nis tërheqjen nga Siria

19:45 | 11 Janar 2019
Arbresh Info

Duket se tërheqja amerikane nga Siria ka filluar, por se tani për tani, nuk po tërhiqet personeli prej rreth 2 mijë ushtarakësh amerikane, të cilët po ndihmojnë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Një zyrtar i Pentagonit i tha sot Zërit të Amerikës se tërheqja aktualisht përfshin “paisje dhe jo forca ushtarake”.

Fillimisht ishte njoftuar nga vetë Pentagoni se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri ka filluar të largojë trupat nga vendi.

“Kemi nisur procesin e tërheqjes së planifikuar nga Siria”, tha koloneli Sean Ryan, një zëdhënës i koalicionit amerikan i angazhuar në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë afate specifike, vendndodhje apo rreth lëvizjes së trupave.”- tha ai.

Më parë këtë javë, këshilltari për Sigurinë Kombëtare Xhon Bolton bëri thirrje për mbrojtjen e milicisë së kurdëve të Sirisë, YPG-në si parakusht për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. Deklarata shkaktoi zemërimin e Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe si pasojë ai refuzoi të takohej me zyrtarin amerikan.

YPG-ja është një aleat i rëndësishëm në luftën e Uashingtonit kundër Shtetit Islamik, por Ankaraja e konsideron atë si një grup terrorist, i lidhur me një përpjekjet për rebelim brenda Turqisë.

Trupat amerikane u përfshinë në luftën e Sirisë në vitin 2014, kohë kur në këtë vend mbërriti divizioni i parë eltitë me detyrën për të këshilluar luftëtarët e udhëhequr nga kurdët, të përfshirë në përpjekjet kundër grupit të Shtetit Islamik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme