Autoritetet amerikane filluan dëbimin e mijëra qytetarëve të Haitit nga qyteti kufitar i Teksasit, Del Rio.
Shumë prej tyre u grumbulluan nën një urë atje, pasi kaluan nga Meksika.
Mbi 320 migrantë u kthyen me tre aeroplanë në kryeqytetin e Haitit të dielën mbrëma.
Autoritetet amerikane thanë se planifikojnë të dëbojnë më shumë se 12,000 migrantë nga Haiti.
Agjentët e kontrollit kufitar gjithashtu kërkuan të mbyllin pjesë të kufirit për të parandaluar kalimet e reja përmes lumit Rio Grande, i cili ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
Meksika tha se do të fillojë po ashtu dëbimin e haitianëve në vendlindjen e tyre.
Këto zhvillime vijnë pasi politikat e presidentit amerikan, Joe Biden, për migracionin u kritikuan ashpër nga kundërshtarët e tij republikanë, por edhe disa demokratë.
Sipas republikanëve, Biden krijoi valë të re migrimi, pasi në fund të korrikut lëshoi një urdhër që lejonte migrantët nga Haiti – pa viza amerikane në atë kohë – të qëndrojnë në SHBA.
Ky urdhër, megjithatë, nuk vlente për migrantët e rinj.
Mbi 50 demokratë, në anën tjetër, i bënë thirrje Bidenit që t’i ndalojë dëbimet në Haiti, duke përmendur shqetësimet humanitare.
Haiti është ende duke luftuar pasojat e një tërmeti të madh që la më shumë se 2,000 njerëz të vdekur dhe mijëra të tjerë të pastrehë, si dhe pasojat e vrasjes së presidentit të vendit, Jovenel Moise, në muajin korrik.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...