Një valë e ngadaltë të nxehti, shoqëruar potencialisht me temperatura rekord po përhapet në të gjithë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Meteorologjik.
Rajonet juglindore dhe ato në qendër të vendit po përballen gjithashtu me një valë nxehtësi e lagështire që pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së shtunë.
Në kontenë Maricopa të shtetit të Arizonës, që përfshin qytetin Phoenix, këtë vit janë konfirmuar të paktën 13 raste vdekjesh të lidhura me të nxehtin, ndërsa janë nën hetim edhe 160 vdekje të tjera, të dyshuara nga nxehtësia, sipas një raporti më të fundit.
Raporti nuk përfshin vdekjen e një djali 10-vjeçar në fillim të kësaj jave në Phoenix, i cili pësoi një “incident mjekësor të lidhur me të nxehtin” ndërsa po shëtiste me familjen e tij në një prej parqeve të qarkut, njoftoi departamenti i policisë.
Ndërkohë sipas parashikimeve temperaturat në atë që njihet si Lugina e Vdekjes në Kaliforni mund të arrijnë deri në 53.8 gradë Celsius gjatë ditës së dielë dhe më pas rreth 54.44 gradë Celcius deri të mërkurën.
Rekordi zyrtar botëror për temperaturën më të nxehtë të regjistruar në Tokë është shënuar po në Luginën e Vdekjes prej 56.67 gradë Celcius në korrik të 1913, por disa ekspertë i kundërshtojnë të dhënat dhe thonë se rekordi i vërtetë është prej 54.44 gradë Celcius, i regjistruar në korrik të vitit 2021./voa/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...