Në mesin e 15 kutive me dokumente që u sekuestruan javën e kaluar në rezidencën në Florida të SHBA-së ku jeton ish-presidenti amerikan Donald Trump, zbulohet se ka pasur edhe dokumente me vulën “informacion sekret”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave (NARA) të SHBA-së, informohet lidhur me përmbajtjen e 15 kutive të sekuestruara javën e kaluar në rezidencën e Trumpit në Florida të emërtuar si “Mar-a-Lago”.
Në mesin e dokumenteve të marra nga Trump në kuadër të hetimit të bastisjes së Kongresit më 6 janar dhe shumica e të cilave janë dokumente të sigurisë kombëtare, thuhet se ka dokumente me vulën “informacion sekret”.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se në shqyrtimet e NARA-s janë gjetur prova se “edhe personat në administratën e Trumpit nuk kanë mbajtur si duhet regjistrat e e-maileve dhe të medias sociale dhe se kanë përdorur llogaritë personale”.
Sipas ligjeve të SHBA-së, personat që nuk mbajnë në mënyrë të rregullt regjistrat e Shtëpisë së Bardhë mund të dënohen me 3 vjet burg dhe 2 mijë dollarë gjobë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...