Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të bëjë një kërkesë të veçantë në prag të miratimit të buxhetit për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën si dhe për financimin e zhvillimit të Forcës Hapësinore, si degë e re e ushtrisë, deklaruan zyrtarë nga administrata.
Zyrtarët deklaruan se plani i presidentit për buxhetin premton balancim Brenda 15 vjetësh.
Trump do të kërkojë 750 miliardë për mbrojtje, një shtytje për ushtrinë, duke shkurtuar shpenzimet tjera për 5 përqind, tha zyrtari në kushte anonimiteti, para publikimit të dokumentit, raporton AP.
Buxheti zakonisht shihet si plan për prioritetet e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti për vitin fiskal 2020, do të rris kërkesat për disa agjenci dhe do të bëjë shkurtime në disa tjera për t’u dhënë hapësirë prioriteteve.
Çështja e murit me Meksikën dhe kërkesa për financim nga Kongresi kishte shkaktuar mbylljen e Qeverisë amerikane. Mbyllja 35-ditëshe e Qeverisë, ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së dhe ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga./rel/
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...
Sulmi në Gjermani, njëri nga të vrarit thuhet se është fëmij...
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Sulmi në Magdeburg, Haradinaj: Jemi pranë popullit gjerman n...
Falafel, një zgjedhje e shkëlqyer për një drekë të shëndetsh...
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...