SHBA/ Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare kongresmeni demokrat Bill Pascrell

19:52 | 21 Gusht 2024
A B

Kongresmeni demokrat Bill Pascrell ka vdekur në moshën 87-vjeçare, njoftoi familja e tij sot në një postim në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se Bill Pascrell Jr., bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë i dashur, ndërroi jetë këtë mëngjes”, thuhet në postimin e familjes në llogarinë X të kongresmenit.

“Si një kongresmen amerikan, Bill luftoi deri në frymën e tij të fundit për t’u kthyer në punën që donte dhe njerëzit që donte. Bill jetoi gjithë jetën e tij në Paterson dhe kishte një dashuri të palëkundur për qytetin ku u rrit dhe shërbeu. Ai tani prehet në paqe, duke ia kushtuar jetën kombit tonë të madh, Amerikës”, thuhet më tej në postim.

Pascrell, i cili përfaqësonte zonën elektorale të Nju Xhersit në Dhomën e Përfaqësuesve, ishte shtruar në spital muajin e kaluar për shkak të një sëmundje të frymëmarrjes./abcnews/

Të ngjashme