SHBA ka vendosur kufizime të udhëtimit për shtetasit e huaj që kanë qenë në Brazil gjatë 14 ditëve të fundit.
Kombi i Amerikës së Jugut kohët e fundit u bë pika e dytë e madhe kryesore në botë për rastet e koronavirusit. Brazili aktualisht ka më shumë se 347.300 raste të konfirmuara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendimi është marrë për parandalimin e përhapjes së sëmundjes nga rastet e reja që mund të futen në SHBA.
“Aksioni i sotëm do të ndihmojë që shtetasit e huaj që kanë qenë në Brazil të mos bëhen burim i infeksioneve shtesë në vendin tonë,” tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany në një deklaratë.
Ndalesa nuk do të ndikojë në tregtinë mes dy vendeve.
SHBA aktualisht ka mbi 1.6 milion raste me koronavirusi dhe rreth 100,000 vdekje që lidhen me infeksionin./arbresh.info/
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA