Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris konfirmoi të premten se administrata e Presidentit Joe Biden do të vendosë kufizime udhëtimi ndaj Indisë për shkak të valës së COVID-19-së që ajo po përjeton.
“Kemi njoftuar se do të ketë kufizime udhëtimi duke filluar nga e marta nën këshillimin e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, ekspertëve tanë mjekësorë për COVID-19 dhe këshilltarëve tanë të sigurisë kombëtare”, tha nënpresidentja Harris.
Presidenti Biden i vendosi kufizimet e reja, duke ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shumicës së qytetarëve joamerikanë nga India.
Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi të martën më 4 maj.
Në deklaratën për ndalimin e udhëtimit, zoti Biden thotë se India “përbën mbi një të tretën e rasteve të reja globale” dhe shtoi se “masat proaktive janë të nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik të vendit nga udhëtarët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara” nga India.
India, vendi i dytë me numrin më të madh të përgjithshëm të infeksioneve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar për më shumë se 300,000 raste të reja çdo ditë për nëntë ditë me radhë, duke shënuar një rekord tjetër global me 386,452 të infektuar të premten./voa/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit