SHBA ndalon importet e naftës, gazit dhe qymyrit rus

17:42 | 8 Mars 2022
KRG

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur të ndalojë importet e naftës, gazit natyrore dhe qymyrit rus në SHBA.

SHBA e ka bërë lëvizjen në mënyrë të njeashme pa aleatët e saj evropianë për shkak të mosmarrëveshjes midis vendeve evropiane për të ndaluar importimin e energjisë ruse.

“Sot, njoftoj se Shtetet e Bashkuara po synojnë një arterie kryesore të ekonomisë së Rusisë.”

“Ne po ndalojmë të gjitha importet e naftës dhe gazit rus.” – ka shkruajtur Joe Biden në Facebook.

Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë varësi ndaj energjisë ruse sesa SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme