Kompanitë amerikane të teknologjisë, që marrin fonde federale, do të ndalohen që të ndërtojnë objekte “të teknologjisë së avancuar” në Kinë për 10 vjet.
Siç thekson Administrata e presidentit Joe Biden, kjo ndalesë është pjesë e një plani prej 50 miliardë dollarësh, që synon të fuqizojë industrinë lokale të gjysmëpërçuesve.
Po ashtu, njoftimi vjen pasi grupet e biznesit kanë kërkuar më shumë ndihmë nga Qeveria amerikane me qëllim që të ulin varësinë nga Kina.
Në botë ka mungesë të mikroçipëve që po ngadalëson edhe prodhimin e pajisjeve të tjera.
“Ne do të zbatojmë këta udhëzues për t’u siguruar se të gjithë ata që marrin fonde federale nuk do ta rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ata nuk do të lejohet që t’i përdorin këto para për të investuar në Kinë, ata nuk mund të zhvillojnë teknologji të avancuar në Kinë për një periudhë 10-vjeçare”, tha sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo.
Kompanitë amerikane që veçse kanë fabrika në Kinë mund t’i zgjerojnë ato vetëm që t’i shërbejnë tregut kinez. SHBA-ja dhe Kina kanë mosmarrëveshje për çështjet tregtare dhe ato të teknologjisë.
Në gusht, Biden ka nënshkruar një ligj sipas të cilit janë ndarë 280 miliardë dollarë për prodhimin e teknologjisë së lartë dhe të hulumtimeve shkencore, pas frikës se SHBA-ja po humb avantazhin e teknologjisë që ka ndaj Kinës.
Aktualisht, SHBA-ja prodhon rreth 10 për qind të furnizimeve botërore të gjysmëpërçuesve, që janë kyç për të ndërtuar shumë gjëra duke filluar nga makinat e deri te telefonat mobilë. Në vitet ’90, SHBA-ja prodhonte afër 40 për qind të furnizimeve botërore të gjysmëpërçuesve. /REL/
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...