Muhammed Ali Jr. (44) djali i boksierit legjendar amerikan Muhammed Ali është ndaluar për dy orë në aeroportin Fort Lauderdale në Miami dhe është marrë në pyetje rreth besimit fetar.
Sipas New Times në Miami thuhet se avokati i familjes Chris Mancini, ka njoftuar se Muhammed Ali Jr djali i boksierit Muhammed Ali më 7 shkurt është ndaluar në aeroportin Fort Lauderdale në Miami teksa kthehej nga Xhamajka me nënën e tij.
Gjithashtu sipas lajmit theksohet se nëna Khalilah Camacho-Ali duke iu përgjigjur pyetjeve të punonjësit të doganës, i ka treguar në fotografi me bashkëshortin dhe ka kaluar nga dogana. Por i njëjti punonjës e ka pyetur për herë të parë “A je musliman” djalin i cili është shtetas amerikan dhe nuk ka asnjë dosje kriminale dhe më pas punonjësi nuk ka lejuar kalimin e tij.
– “Ku e ke marrë emrin”
Ndër të tjera bëhet e ditur se punonjësi i doganës pasi ka mbajtur për afërsisht gjysëm ore djalin e Muhammed Ali duke i drejtuar pyetjet “Ku e ka marrë emrin” dhe “A je musliman” ai më pas e ka dërguar në një dhomë të vogël.
Duke vënë në dukje se në këtë dhomë Muhammed Ali Jr. është përballur sërish me pytetje në lidhje me besimin nga një tjetër punonjës, avokati i familjes Mancini tha se “Kjo është një fyerje” duke iu referuar ndalesës për vizën ndaj shtatë vendeve muslimave të vendosur nga qeveria e re më 27 janar.
Ndër të tjera avokati Mancini ka vënë në dukje se Muhammed Ali Jr. ka hyrë në vend pasi është marrë dy orë në pyetje dhe ka bërë komentin se “Ne në këtë vend nuk mund të mbajmë njerëzit të nënshtruar me diskriminim sipas feve”.
Ndërsa zyrtarët e doganës në pyetjet e mediave në lidhje me çështjen i janë shmanguar përgjigjeve duke treguar si arsye privatësinë e udhëtarit.
Boksieri legjendar amerikan, ish kampioni i boksit në peshat e rënda Muhammed Ali, ndërroi jetë më 3 qershor 2016 në Arizona.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...