Administrata e Trumpit është duke shqyrtuar mundësitë për ndryshime në sistemin e vizave amerikane që do t’ia vështirësonte evropianëve udhëtimin drejt Amerikës.
Sekretari i Sigurisë Kombëtare John Kelly, ka thënë që rregullat ekzistuese, të cilat nuk kërkojnë nga britanikët posedimin e një vize duhet të rishikohen pas shqetësimeve në lidhje me terrorizmin, transmeton portali arbresh.info.
“Ne duhet të fillojmë të shikojmë shumë në programin për heqje vizash”, tha ai
Kelly ka shtuar që nuk është duke kërkuar të heqë sistemin tërësisht, por që konfigurimi i tanishëm ka nevojë të rishikohet.
“Nuk do ta eliminojmë dhe nuk do të bëjmë asgjë me tepri”, tha ai gjatë një fjalimi në Uashington, “por do ta shikojmë fort atë program”, përfundoi Sekretari Kelly./Arbresh.info
Vdes 60-vjeçari në Durrës, bie nga lartësia pasi ishte duke ...
Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina”
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump