Google ADS

SHBA mund të bëhet qendra e pandemisë së koronavirusit, thotë OBSH

14:13 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë në rrezik të bëhen qendra kryesore e koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit Publik, për shkak se Amerika është duke pësuar një rritje ekstreme të numrit të të infektuarve.

85% e rasteve të vdekjeve dhe infektimeve ne 24 orët e fundit janë regjistruar në Amerikë dhe Evropë, raporton The Guardian.

“Tani po shohim një përshpejtim shumë të madh në raste në SHBA. Kështu që ky vend e ka potencialin [të bëhet qendra e pandemisë], “tha zëdhënësja e OBSH Margaret Harris.

Deri më tani, 46 mijë e 450 njerëz në SHBA janë infektuar nga koronavirusi dhe 593 persona kanë humbur jetën , sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Kujtojmë se pak javë më parë, epiqendra e shpërthimit të virusit ishte zhvendosur nga Wuhani I Kinës në Itali, duke regjistruar deri tani shtetin me numrin më të lartë të viktimave dhe të inektuarve me COVID-19.

 

Të ngjashme