Google ADS

SHBA mohon se nuk ishte e përfshirë në sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri

23:50 | 2 Prill 2024
E.H

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë qenë të përfshira në sulmin ajror izraelit në kompleksin e ambasadës së Iranit në Damask që vrau dy gjeneralë iranianë dhe pesë këshilltarë ushtarakë.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby hodhi poshtë pretendimet nga Irani se Uashingtoni kishte njëfarë përgjegjësie për sulmin si “të pakuptimta”.

“Më lejoni ta bëj të qartë. Ne nuk kishim asnjë lidhje me sulmin në Damask,” tha ai në një konferencë.

“Ne nuk ishim të përfshirë në asnjë mënyrë.”

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se Izraeli nuk ka dhënë asnjë paralajmërim paraprak për sulmin në kryeqytetin sirian.

“Ne nuk u njoftuam nga izraelitët për goditjen e tyre ose objektivin e synuar të sulmit të tyre në Damask,” tha ajo.

Pak para sulmit, Izraeli njoftoi SHBA-në se do të operonte në Siri, por nuk identifikoi një objektiv, thanë dy zyrtarë në kushte anonimiteti./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme