SHBA-ja ka miratuar një paketë të mundshme për shitjen e armëve prej 2 miliardë dollarësh për Tajvanin, ka njoftuar Pentagoni, duke përfshirë sistemin e raketave të testuara nga Ukraina.
SHBA-ja është e detyruar me ligj t’i ofrojë Tajvanit mjetet për të mbrojtur veten, pavarësisht mungesës së lidhjeve zyrtare diplomatike.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes të Pentagonit tha se shitja përbëhej nga 1.16 miliardë dollarë sisteme raketore dhe sisteme radari me vlerë rreth 828 milionë dollarë.
Sipas Pentagonit, kontraktori kryesor për sistemin raketor do të jetë RTX Corp, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Kjo shitje e propozuar i shërben interesave kombëtare, ekonomike dhe të sigurisë së SHBA-së duke mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të marrësit për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për të ruajtur një aftësi të besueshme mbrojtëse”, thuhet në një deklaratë.
“Shitja e propozuar do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon”, shton ajo.
Siç raportohet, shitja përfshin edhe sistemin kombëtar të raketave sipërfaqe-ajër (NASAMS) me raketat e avancuara AMRAAM.
Sistemi NASAMS është testuar në betejë në Ukrainë dhe përfaqëson një rritje të konsiderueshme të aftësive të mbrojtjes ajrore që SHBA-ja po eksporton në Tajvan.
Ndryshe, Ministria e mbrojtjes e Tajvanit përshëndeti njoftimin, duke vënë në dukje përdorimin e “provuar” të NASAMS në Ukrainë dhe duke thënë se kjo do të ndihmonte aftësitë e mbrojtjes ajrore të Tajvanit përballë manovrave të shpeshta ushtarake të Kinës. /Telegrafi/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz