SHBA, mesatarisht 3 persona në ditë vriten duke u qëlluar nga policia

18:30 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Bëhet e ditur se në SHBA mesatarisht 3 persona në ditë vriten duke u qëlluar nga policia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas statistikave të përpiluara nga shoqata amerikane e shëndetit publik, mësohet se në SHBA çdo vit vriten nga policët më shumë se një mijë njerëz.

Në hulumtimin, ku theksohet se në SHBA mesatarisht 3 persona në ditë vriten duke u qëlluar nga policia, ndër të tjera thuhet se policia bëhet përgjegjëse për vdekjen e rreth 8 për qind të meshkujve që janë viktimë e vrasjeve.

Po ashtu në hulumtimin, ku tërhiqet vëmendja se vdekjet si pasojë e policëve janë dy herë më të larta nga të dhënat e paraqitura zyrtare, theksohet se është tre herë më i lartë numri i meshkujve afro-amerikanë në krahasim me të bardhët e vrarë të cilët janë qëlluar nga policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme