Google ADS

SHBA, më shumë se gjysma e qytetarëve të frikësuar se mund të vdesin nga COVID-19

09:42 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Anketa e zhvilluar nga kompania “The Harris Poll”, zbulon se amerikanët në krahasim me para disa javësh i kushtojnë më shumë rëndësi kërcënimit nga pandemia

Një anketë e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) tregon se 56 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar se do të vdesin nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Anketa e zhvilluar nga kompania “The Harris Poll”, zbulon se amerikanët në krahasim me para disa javësh i kushtojnë më shumë rëndësi kërcënimit nga pandemia.

Sipas anketës 56 për qind e amerikanëve firkësohen se do të vdesin nga virusi ndërsa 68 për qind e justifikojnë këtë frikë duke marrë parasysh seriozitetin e pandemisë.

Kreu i kompanisë “The Harris Poll”, John Gerzema tërhoqi vëmendjen se në anketën e realizuar më 14 mars përqindja e atyre që frikësohen se mund të vdesin nga COVID-19 ishte 27 për qind.

Anketa është zhvilluar mes datave 3-5 prill tek 1.993 të rritur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme