SHBA, më shumë se 80 mijë amerikan mund të vdesin nga koronavirusi

16:41 | 28 Janar 2021
Arbresh.info

Rastet me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të shkojnë në drejtim të duhur por, me variante të reja që po qarkullojnë në vend, ekspertët thonë se ka ende arsye për t’u shqetësuar.

Të dhënat e fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tregojnë se varianti i parë i shfaqur në Britaninë e Madhe, është paraqitur edhe në 28 shtetet amerikane, arbresh.info

Me më shumë se 80 mijë viktima janë shënuar nga koronavirusi gjatë muajit janar, pandemia ka goditur më së shumti Amerikën këtë muaj. Parashikimet e CDC tregojnë se gjatë muajit shkurt priten të regjistrohen rreth 84 mijë viktima deri më 20 shkurt, shkruan CNN./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme