Presidenti Donald Trump do të propozojë një përpjekje kolosale për të ulur çmimin e ilaçeve në SHBA, një plan që pritet prej kohësh, e që ai e ka premtuar që në fushatë.
Projekti ka emrin “pacientët amerikanë të parët” dhe qëllimi është rritja e konkurrencës mes kompanive farmaceutike dhe ulja e shpenzimeve të pacientëve.
Plani eliminon rregullat që ndalojnë programet qeveritare të përfitojnë ulje më të mëdha te çmimi i ilaçeve, nxit kombet e tjera të zhvilluara që kontrollojnë rreptë çmimet të paguajnë më shumë në interes të tregtisë së ndershme, krijon shtysa për kompanitë që të ulin çmimet dhe përpiqet të ndalojë prodhuesit e ilaçeve që të rrisin monopolet, duke anashkaluar sistemin.
Plani u bë i ditur për mediet nga zyrtarë të administratës, që preferuan të mbesin anonimë, dhe sipas tyre një nga prioritetet më të mëdha të Trumpit është të ulë çmimin e ilaçeve. Analistët thonë se shumë prej propozimeve nuk janë surprizë për industrinë, pasi janë diskutuar prej kohësh.
Megjithatë, sipas tyre, plani nuk shkon aq larg sa Trump kishte premtuar para marrjes së detyrës, kur tha se industria farmaceutike nuk dënohet as për vrasje.
Skandali i Martin Shkrelit, që rriti çmimin e një ilaçi me 5.000%, nuk ndihmon aspak kauzën e industrisë farmaceutike dhe kjo e fundit duket se e ndien telashin që po afrohet.
Mediet amerikane thonë se lobingu i kësaj industrie po derdh parà në Uashington dhe vetëm gjatë 3 muajve të parë të këtij viti ka shpenzuar thuajse 10 milionë dollarë për këtë qëllim.
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...