Shtetet e Bashkuara njoftuan më 29 gusht për një paktë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën që përfshin municione, raketa dhe ndihmë tjetër për Kievin në vlerë prej 250 milionë dollarësh.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një deklarate se në paketën e re përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla.
“SHBA-ja, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Blinken.
Pakoja e ndihmës është financuar përmes fondeve të miratuara më herët nga Kongresi amerikan.
Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh. Presidenti amerikan, Joe Biden, më herët gjatë këtij muaji i kërkoi Kongresit që të miratojë ndihmë shtesë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh.
Si demokratët, ashtu edhe republikanët në Kongres kanë mbështetur ndihmën për Ukrainën, por disa republikanë të krahut të djathtë duan të pakësojnë ndihmën.
Trupat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë në lindje dhe jug të shtetit në qershor, por kanë bërë përparim të ngadalshëm drejt jugut për shkak se zona të mëdha janë minuar nga forcat ruse./rel
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League