Është dita e nëntë e mbylljes së qeverisë dhe duket se kjo gjendje do të vazhdojë, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të theksojë nevojën për një mur mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
“Unë jam në Shtëpinë e Bardhë duke pritur që demokratët të vijnë dhe të arrijmë një marrëveshje mbi Sigurinë Kufitare”, shkroi Trump. “Nga ajo që dëgjoj, ata po shpenzojnë shumë kohë për Ngacmimin Presidencial dhe kanë pak kohë për gjëra të tilla si ndalimin e krimit dhe ushtrinë tonë!”
Mosmarrëveshja për buxhetin vazhdon mes zotit Trump, që kërkon 5 miliardë dollarë për fondin për murin dhe ligjvënësve demokratë që mbështesin një rritje modeste të fondeve për sigurinë e kufijve, por kundërshtojnë me forcë ndërtimin e murit.
Megjithëse është e paqartë, referenca e ngacmimeve për të cilat shkruan presidenti, mund të jetë në lidhje me informacionin që ai jep në një postim të dytë në Twitter. Ai duket se akuzon Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller për fshirjen e “përafërsisht 19,000 mesazheve të shkruar mes ish-hetuesve të FBI-së Lisa Page dhe Peter Strzok. Mesazhet shkëmbyera mes të dyve ishin kritike ndaj Trumpit gjatë fushatës presidenciale 2016.
Një hetim i kohëve të fundit nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë arriti në përfundimin se mesazhet me tekst janë rikuperuar dhe që tekstet mungonin për shkak të një dështimi teknik nga një mjet i regjistrimit automatik nga FBI-ja.
Presidenti Donald Trump, kërcënoi përsëri të premten të mbyllë kufirin SHBA-Meksikë dhe të shkurtojë ndihmat për Hondurasin, Guatemalën dhe El Salvadorin nëse Kongresi nuk i jep fonde për të financuar ndërtimin e murit.
Në një seri postimesh në Twitter, presidenti Trump kërkoi gjithashtu të ndryshohen “ligjet qesharake të imigracionit që rëndojnë vendin”./VoA/
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?