Administrata e Shteteve të Bashkuara e mbrojti politikën e saj të migrimit, përkundër kritikave për ndarjen e fëmijëve nga prindërit.
Autoritetet amerikane në kufi me Meksikën janë duke ndaluar personat që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin: të rriturit i dërgojnë nëpër qendra të ndalimit ku mund të përballen me hetime për vepra penale, ndërsa fëmijët i çojnë në qendra të tjera ndalimi, larg prindërve.
Derisa demokratët e cilësuan trajtimin e tillë si “barbar” dhe disa republikanë po ashtu shprehën shqetësim, sekretarja e Departamentit për Siguri Kombëtare, Kristjen Nielsen, tha se administrata është vetëm duke zbatuar ligjin për migrimin.
“Po zbatojmë ligjet ashtu siç ekzistojnë në libra. Për aq kohë sa hyrja e paligjshme mbetet vepër penale, Departamenti për Siguri Kombëtare nuk do të veprojë ndryshe”, u tha Nielsen gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Zyrtarët e administratës së presidentit Donald Trump thonë se politika e tolerancës zero, e cila nuk është praktikuar nga dy administratat e mëparshme, është e nevojshme për të siguruar kufirin dhe për të penguar imigracionin e paligjshëm.
Autoritetet thanë se në gjashtë javët e fundit, gati 2,000 të mitur janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët. /Rel/
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Haxhi Shala deklarohet fajtor
Marrëveshja për pranim fajësie – Shala dhe Prokuroria ...
Ngrihet aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Pri...
Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokum...