Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan më shumë se 4 000 vdekje prej koronavirusit në 24 orët e fundit, për herë të parë, ndërsa sistemet shëndetësore përpiqen të përballen me numrin e pacientëve të sëmurë.
Vendi ka parë një total prej 365 000 vdekjesh të lidhura me koronavirusin deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, nga një popullsi prej 330 milionë banorësh.
Më shumë se 266 000 raste të reja u raportuan ditën e djeshme duke e çuar totalin në mbi 21,6 milionë raste.
Numri i rasteve është veçanërisht i lartë në shtetin e Kalifornisë dhe qarkun e Los Anxhelosit, ku më shumë se 1 në 5 persona rezulton pozitiv./ATSh/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...