Mbi 100 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë së borës e cila ka goditur shtetet qendrore dhe verilindore në pjesën lindore të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes “Poweroutage”, 113 mijë qytetarë janë ballafaquar me ndërprerjen e energjisë elektrike në Massachusetts ku fuqia e stuhisë i kalon 100 kilometra në orë.
Gjithashtu mbi 600 qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike në New York i cili është prekur nga reshjet e dendura të borës.
Thuhet se reshjet e borës me stuhi ka vazhduar ndikimin e saj përgjatë gjithë ditës dhe se në disa vende ka pasur përmbytje si pasojë e dallgëve të larta në zonat bregdetare.
Për shkak të reshjeve intensive të borës që filluan të premten në mbrëmje dhe për të cilat Shërbimi Meteorologjik e klasifikoi si “ciklon bombë”, për 55 milionë njerëz në rajonet nga Virxhinia e deri në Manie u dha “paralajmërimi për motin dimëror”.
Për shkak të kushteve të këqija të motit janë ndërprerë udhëtimet me tren mes Bostonit dhe Washingtonit. Sipas të dhënave të faqes “FlightAware” mbi 4.500 fluturime janë anuluar në aeroportet më të ngarkuara të vendit në rajon.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...