Gjykata e Lartë amerikane la në fuqi kufizimet e shpallura nga administrata Trump për hyrjen në SHBA të qytetarëve nga pesë vende me shumicë myslimane.
Vendimi me 5 vota pro dhe 4 kundër i jep Presidentit Donald Trump një fitore në zbatimin e një prej politikave të tij më të debatueshme.
Vendimi i Gjykatës përcakton se presidenti ka autoritetin që, sipas ligjeve amerikane të imigracionit, të kufizojë për arsye të sigurisë kombëtare, hyrjen e personave nga vende të caktuara, siç edhe argumenton administrata Trump.
Presidenti “ka ushtruar në mënyrë të ligjshme kompetencat e gjera që i jep atij ligji për të pezulluar hyrjen e të huajve në Shtetet e Bashkuara,” shkruante kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts, duke argumentuar opinionin e shumicës në këtë gjykatë.
Sipas kufizimeve në fjalë të shpallura në shtator, qytetarë të pesë vendeve muslimane: Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit, si dhe koreanoveriorët dhe disa individë të lidhur me qeverinë e Venezuelës, ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Dy urdhra të mëparshme për udhëtimet u bllokuan nga gjykatat.
Vendimi i sotëm u jep fund betejave të ashpra ligjore që zgjatën 16 muaj mes administratës dhe kundërshtarëve të saj, të cilët e kanë quajtur urdhrin e presidentit si ndalim të muslimanëve për arsye ideologjike./VoA/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi