Forcat speciale amerikane kanë ofruar mbështetje teknike për njësitë ushtarake filipinase që po përleshen me grupe paraushtarake islamike në jug të vendit. Ambasada amerikane në Manila njoftoi sot se 13 marinsa filipinas ishin vrarë në luftime intensive në zona të banuara urbane.
Ushtria filipinase tha se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për forcat qeveritare për të thyer rrethimin e qytetit Marawi nga luftëtarët e ISIS. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në një kohë kur Presidenti i Filipineve Rodrigo Duerte njihet për një qëndrim armiqësor ndaj Uashington. Zoti Duterte ka thënë më parë se do të dëbojë nga vendi njësitë stërvitore dhe konsulente të ushtrisë amerikane. /Zëri i Amerikës
“Vera do të bartej në nëntor”, ndryshimet e pabesueshme nëse...
Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”
I dyshuari për atentatin ndaj Trumpit la një letër që tregon...
Sarrazin folës në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar
“Përfundove nga tenor në dasmaxhi”, reagon Maestro: Hodha në...
Enis Zabërgja njofton pensionimin nga futbolli aktiv