Forcat speciale amerikane kanë ofruar mbështetje teknike për njësitë ushtarake filipinase që po përleshen me grupe paraushtarake islamike në jug të vendit.
Ambasada amerikane në Manila njoftoi sot se 13 marinsa filipinas ishin vrarë në luftime intensive në zona të banuara urbane.
Ushtria filipinase tha se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për forcat qeveritare për të thyer rrethimin e qytetit Marawi nga luftëtarët e ISIS.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm në një kohë kur Presidenti i Filipineve Rodrigo Duerte njihet për një qëndrim armiqësor ndaj Uashington. Zoti Duerte ka thënë më parë se do të dëbojë nga vendi njësitë stërvitore dhe konsulente të ushtrisë amerikane.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj