Presidenti amerikan, Joe Biden, tani miratoi një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën deri në tetë miliardë dollarë për të ndihmuar vendin ushtarakisht.
“Ka më shumë për të bërë. Kjo është arsyeja pse sot po njoftoj një rritje të mbështetjes së sigurisë për Ukrainën dhe një sërë masash shtesë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë këtë luftë”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.
Në të njëjtën kohë, Biden njoftoi se ka bërë thirrje për një samit në Gjermani gjatë tetorit.
“Kjo është për të koordinuar punën e mbi 50 vendeve që mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus”, thuhet në deklaratë./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...