Google ADS

SHBA mbështet Izraelin ndërkohë që tensionet me Iranin rriten

23:40 | 10 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Zjarri anti-ajror që ka rrëzuar një avion luftarak izraelit është kthyer në një bastitsje ndaj pozicioneve të mbështetura nga Irani në Siri.

Avioni F-16, një nga të paktën tetë aeroplanë izraelitë të dërguar në përgjigje të asaj që tha Izraeli ishte një inkursion i një avioni iranian në hapësirën ajrore të tij më parë, u godit nga një raketë anti-ajrore siriane dhe u rrëzua në Izraelin veriore, transmeton portali arbresh.info

Dy pilotët që u nxorrën nga avioni janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në lidhje me incidentin ka reaguar SHBA, e cila ka deklaruar se mbështet plotësisht të drejtën e Izralit për të mbrojtur vetën nga kërcënimi.

Izraeli ka kryer sulme ndaj 12 caqeve siriane dhe iraniane në Siri.

SHBA ka mbështetur qëndrimin e ashpër të Izraelit ndaj Iranit dhe deklaroi se përmbajtja e Teheranit ishte një objektiv i politikës së saj në Siri.

Forcat Shiite të Iranit, përfshirë edhe Hezbollahun, janë vendosur në Siri në mbështetje të Assadit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme