Administrata Trump mbështet “100 për qind” Presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido, tha zëvendëspresidenti Mike Pence, pasi njoftoi një ndihmë të re financiare për popullin venezuelian.
“Ne qëndrojmë me ju, dhe së bashku me të gjitha kombet e mbledhura sot dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju derisa të rivendosen demokracia dhe liria,” tha Pence në një fjalim të mbajtur përpara Grupit Lima, pas një takimi trepalësh në Bogota të Kolumbisë me Guiado dhe presidentin kolumbian Ivan Duque.
Pence tha se presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, “duhet të largohet”.
Gjatë qëndrimit në Bogota, zëvendëspresidenti Pence dhe udhëheqësit rajonalë diskutuan strategjinë për të shpejtuar largimin e Maduro dhe mënyrat e futjes në Venezuelë së ndihmave humanitare që po grumbullohen në kufirin e Brazilit dhe Kolumbisë, ku furnizimet e ushqimit dhe ilaçeve janë të pakta.
“Ne kemi vendosur sanksione në mbi më shumë se 50 zyrtarë të lartë, si dhe në kompaninë shtetërore të naftës Venezuelë, PDVSA, për të ndaluar miqtë e Maduro-s që të pasurohen në kurriz të popullit venezuelian”, tha Pence, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vazhdojnë presionin financiar dhe diplomatik mbi regjimin e Maduro-s.
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...