“SHBA do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA. Ai shtoi se presidenti Joe Biden u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të komunikojnë “në baza të përhershme” me Izraelin.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pati një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallad dhe ripohoi angazhimin e Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit, njoftoi Pentagoni.
“Austin foli me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad për të diskutuar mbrojtjen e Izraelit kundër sulmeve nga libanezët (Hezbollahu)”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.
“Sekretari Austin ripohoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit kundër çdo sulmi nga Irani dhe partnerët dhe aleatët e tij rajonalë”, shtoi Pentagoni./abcnews.al
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...