Një nga gjërat e para që Richard Philips bëri kur gjyqtarja i dha deklaratën se ai është i lirë, vrapoi drejt vendit ku ishin ekspozuar disa lloje të lëngjeve.
Pas 45 vitesh burg, për një krim që nuk e ka kryer, ai më në fund ka shijuar lirinë, transmeton portali arbresh.info
Philips u lirua gjatë kësaj jave, pasi një gjykatës hodhi poshtë binjen se ai kishte kryer një vrasje.
Kur ai hyri, njeriu i Detroitit ishte 27 vjeç, ndërsa muajin tjetër mbush 72.
Koha që shërbeu pas hekurave bën që Phillips të jetë shërbëtori më i gjatë në histori i vendit, thotë Klinika e pafajësisë në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Miçiganit.
“Bota ka ndryshuar, shumë njerëz kanë ndryshuar”, tha Phillips CNN të enjten. “Më duhet të rregulloj shumë gjëra”.
Philip ishte mekanik në Detroid, kur një njeri me emrin Gregory Harris u tërhoq nga makina e tij dhe u qëllua për vdekje në qershor të vitit 1971. Bazuar në dëshminë e kunatit të viktimës, policia arrestoi Phillips.
Michigan miratoi Aktin e Kompensimit të të burgosurve gabimisht në vitin 2016, i cili jep çdo vit 50,000 dollarë për një person që është burgosur gabimisht. Kjo e bën Phillips të drejtë të marrë deri në 2,250,000 dollarë./arbresh.info/
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës