Autoritetet në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve të tjera amerikane po përgatiten për protesta të dhunshme, disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Mijëra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në Uashington. Autoritetet po planifikojnë që të mbyllin për qarkullim rrugë dhe ura që çojnë për në Uashington.
Ndërkaq, guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Garda Kombëtare t’i ndihmojë zyrtarët lokalë të rendit dhe disa shtete amerikane tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, nga frika se mund të ketë protesta, të ngjashme si ato më 6 janar në Kongresin amerikan, ku mbetën të vdekur pesë persona.
Më 16 janar, në Uashington u arrestua një person i cili kishte tentuar që të kalonte një post-bllok të policisë, teksa në pronësi i ishte gjetur një armë dhe municion.
Ky person më pas është liruar ka raportuar Washington Post. Ai i kishte thënë autoriteteve se është kontraktuar që të punojë si sigurim, por ka harruar që në bagazhin e makinës së tij ka pasur një armë dhe municion. Policia më pas e ka liruar atë.
Në mbarë Shtetet e Bashkuara, qytetet po përgatiten për protesta potenciale.
Më 6 janar, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump hyn në ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Biden do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar. Presidenti në largim, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni./REL/
MPJD organizon edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorë...
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...