Pentagoni ka kryer një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje 35 avionë luftarakë supersonikë F-35.
Avionët u rreshtuan të gjithë në një pistë dhe më pas u ngritën në ajër me radhë, secili 20 deri në 40 sekonda pas tjetrit, duke krijuar një pamje madhështore.
Manovra u bë për të treguar gatishmërinë e forcave ajrore për t’u nisur në masë, në rast nevoje, për të mbrojtur vendin.
“Ngritja në ajër e disa skuadrave të ndryshme, njëkohësisht, është një sifidë e madhe dhe kërkon aftësi të larta profesionale. Pilotët dëshmuan aftësinë e tyre për t’u angazhuar si një forcë e madhe ajrore, për të kundërvepruar ndaj sulmeve që vijnë si nga ajri, ashtu dhe nga toka”, thanë Forcat Ajrore amerikane./tch/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës