Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj rezolutës së përgatitur nga Kuvajti në Këshillin e Sigurimit ku dënohej përdorimi i forcës nga Izraeli kundër civilëve palestinezë, duke e kritikuar si të njëanshme.
“Grupi terrorist Hamas ka përgjegjësinë kryesore për kushtet e këqija të jetesës në Gaza”, tha Nikki Haley, ambasadorja e SHBA-ve në OKB, transmeton portali arbresh.info.
Nga 15 anëtarë të këshillit, 10 votuan në favor, përfshirë Francën, dhe vetëm Shtetet e Bashkuara votuan kundër. Ishin katër abstenime përfshirë Britaninë.
Kuvajti paraqiti draftin para dy javësh, fillimisht duke bërë thirrje për një mision mbrojtës ndërkombëtar për palestinezët, pasi forcat izraelite vranë dhjetëra protestues paqësorë në Gaza.
Si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara kanë fuqi vetoje dhe mund të bllokojnë çdo projekt-rezolutë. Rreth 120 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga fundi i muajit mars. Protestuesit po kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre të mëparshme brenda Izraelit, të zemëruar nga zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Izraeli thotë se Hamasi po i përdor protestat si mbulesë, në përpjekjet për të depërtuar në kufi dhe se ka të drejtën për të mbrojtur kufirin dhe territorin e vet./Arbresh.info/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...