Google ADS

SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

23:00 | 2 Dhjetor 2024
E.G

Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale, ndërsa konkurenca mes dy ekonomive më të mëdha të botës vazhdon të intensifikohet.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrotjen e teknologjisë sonë në mënyrë që të mos përdoret nga kundërshtarët në mënyra që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e saj për të “mbojtur në mënyrë proaktive dhe të fortë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në fushën e teknologjisë në rang botëror”.

Masa e fundit kufizon eksportet për 140 kompani, përfshirë kommpanitë kineze për prodhimin e gjysmëpërçuese “Piotech dhe SiCarrier Technology”.

Kufizimet prekin edhe kompaninë “Naura Technology Group” e cila prodhon pajisje për gjysmëpërçuesit, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë dhe njëherësh po rivlerësojmë dhe po përditësojmë kontrollet tona”, tha ZV/Skretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.

Masa e fundit përfshin gjithashtu kontrolle për 24 lloje pajisjesh për prodhimin e çipave dhe tre lloje mjetesh të tjera për zhvillimin ose prodhimin e gjysmëpërçuesve.

/voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme