SHBA kritikon ligjvënësit e serbëve të Bosnjës për kundërshtim të mizorive në Srebrenicë

09:32 | 16 Gusht 2018
Arbresh.info
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ligjvënësit e serbëve të Bosnjës për tentimet e tërheqjes së një raporti, i cili përcakton se forcat e serbëve të Bosnjës kanë shkelur ligjin ndërkombëtar duke vrarë mijëra boshnjakë myslimanë.
Në një deklaratë të lëshuar më 15 gusht, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se, ligjëvënësit janë duke tentuar “të kundërshtojnë historinë” duke anuluar raportin e Qeverisë së mëparshme, e cila ka përcaktuar se serbët e Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 myslimanë në Srebrenicë në luftën e vitit 1992-1995.

Departamenti amerikan ka thënë se miratimi i raportit të Qeverisë së Republikës Serbe më 2004, për gjenocidin në Srebrenicë përbën një hap të madh drejt pajtimit.

“Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe më 14 gusht është hap në drejtim të gabuar”, ka thënë ky Departament.

“Tentimet për të kundërshtuar apo ndryshuar raportin për Srebrenicën janë pjesë e përpjekjeve tjera për të rishikuar faktet e luftës së kaluar, për të kundërshtuar historinë dhe për të politizuar tragjedinë. Është në interesin e qytetarëve të Republikës Serbë për të ndryshuar trendin e nderimit të kriminelëve të luftës si heronj, dhe ajo duhet të sigurohet se krimet e tyre do të vazhdojnë të kundërshtohen publikisht”.

Votimi i 14 gushtit për të kundërshtuar raportin e vitit 2014 ishte inicuar nga lideri i serbëve të Bosnjës, presidenti Milorad Dodik, përpjekja e të cilit është cilësur si tentim për të fuqizuar fushatën e tij, pak para zgjedhjeve të përgjithshme në muajin tetor.

Dodik ka kundërshtuar vendimet e gjykatave për krime lufte, të cilat kanë vërëtetuar se mizoria në Srebrenicë përbën gjonocid.

Teksa ka pranuar se krimi është kryer, Dodik ka thënë se numri i të vrarëve është rritur në raportin e vitit 2004 dhe se në të duhet të kenë qenë të përfshirë edhe viktimat serbe.

Parlamenti është pajtuar për të formuar një komision të pavarur ndërkombëtar, i cili do të vërtetojë dëmet e të gjithë personave në rajonin e Srebrenicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme