Qeveria amerikane ka kritikuar ashpër paralajmërimet e Izraelit në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gazë. Konkretisht – deklarata e ministrit të Financave të ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich për negociatat – u përshkrua si “skandaloze dhe absurde” nga zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Unë thjesht dua të nënvizoj se sa e gabuar është kjo, jo vetëm në thelb, por edhe duke rrezikuar jetën e pengjeve dhe në kundërshtim me interesat e sigurisë kombëtare të Izraelit”, tha Kirby.
Smotrich e kishte etiketuar marrëveshjen e Gazës si një “kurth të rrezikshëm” pas kërkesës së ndërmjetësve, SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të përfunduar menjëherë – marrëveshjen për një armëpushim në Gazë.
“Kjo do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës përpara se organizata militante palestineze Hamas të shkatërrohej – dhe do ta lejonte atë të riorganizonte dhe të vriste sërish hebrenjtë”, shkroi Smotrich në platformën X.
Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli – në përputhje me propozimin e SHBA-së dhe ndërmjetësuesve – do të dërgonte një delegacion në një vendndodhje ende të pacaktuar më 15 gusht – për të përcaktuar detajet e zbatimit të marrëveshjes.
Smotrich i kërkoi Netanyahut të mos binte në grackë dhe të devijonte nga vijat e tij të kuqe.
Kirby pohoi se Smotrich në thelb po sugjeronte që lufta të vazhdonte – pa marrë parasysh jetën e pengjeve.
“Marrëveshja, e cila ishte negociuar për disa muaj, mbron plotësisht interesat e sigurisë kombëtare të Izraelit”, theksoi Kirby.
Ai vuri në dukje se shumica e figurave kryesore të Hamasit tani kishin vdekur dhe se struktura e organizuar ushtarake e Hamasit ishte shkatërruar.
“Izraeli ka përfunduar pothuajse të gjitha objektivat e tij kryesore ushtarake, përveç qëllimit të qartë të luftës për të sjellë pengjet në shtëpi”, theksoi Kirby.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...