Shtetet e Bashkuara ritheksuan qëndrimin se sanksionet ndaj Rusisë do të mbesin derisa të mos kthehet kontrolli i Ukrainës mbi Krimenë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se okupimi i Krimesë nga ana e Rusisë më 2014 paraqet eskalim të agresionit rus.
“Krimea është Ukrainë dhe duhet të kthehet nën kontrollin e Ukrainës. Gjatë pesë viteve të fundit, autoritetet okupuese të Rusisë kanë ndërmarrë një fushatë për të eliminuar të gjitha kundërshtimet ndaj kontrollit të saj mbi Krimenë” ka thënë Pompeo.
Supozohet se më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë dhe 1 milion të tjerë janë zhvendosur nga konflikti që shpërtheu më 2014 kur Rusia aneksoi Gadishullin Krimese të Ukrainës. .
Në konflikt janë të përfshira trupat qeveritare të Ukrainës dhe aleatët, kundër luftëtarëve, për të cilët zyrtarët perëndimorë thonë se janë të financuar dhe pajisur nga njësitë ushtarake ruse.
Nënshkruar përafërsisht një vit pas shpërthimit të luftimeve në shkallë të plotë, marrëveshjet e Minskit parashtruan një plan politik, duke përfshirë zgjedhjet, që do t’i jepnin fund konfliktit.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëri-tjetrin për moszbatim të marrëveshjes./gsh/
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...