Google ADS

SHBA kreu sulm ajror ndaj DEASH/Horasan që mori përsipër sulmet në aeroportin e Kabulit

11:27 | 28 Gusht 2021
Arditë Shkodra

SHBA-ja njoftoi se në Afganistan ka kryer sulm ajror ndaj kreut të DEASH/Horasan që mori përsipër sulmet terroriste që u zhvillua më 26 gusht në aeroportin e Kabulit.

Zëdhënësi i Forcave Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), koloneli Bill Urban në një deklaratë me shkrim tha se “Forcat ushtarake të SHBA-së kryen një operacion kundër terrorizmit përtej horizontit kundrejt një kreu të DEASH/Horasan”.

Urban theksoi se operacioni në fjalë është kryer me mjet ajror pa pilot në rajonin Nangahar të Afganistanit. “Sipas të dhënave paraprake kemi vrarë objektivin. Dimë se nuk ka humbje civile”, shtoi Urban.

Të enjten disa shpërthime ndodhën në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Hamid Karzai në Kabul ku vazhdojnë operacionet e evakuimit. Në sulmet terroriste humbën më shumë se 170 civilë afganë dhe 13 ushtarë amerikanë.

Sulmet u morën përsipër nga DEASH/Horasan ndërkohë që presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se do japin kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme