Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i ri i Koresë së Jugut Moon Jae-in, ranë dakord të mërkurën për të bashkëpunuar ngushtë lidhur me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike në ditën e inaugurimit të presidentit Moon. Sipas njoftimit ata i cilësuan si të komplikuara çështjet që lidhen me ambiciet ushtarake të Phenianit, por që mund të zgjidhen, shkruan voa.
Sipas zyrës së presidentit të ri të Koresë së Jugut, presidenti Trump kishte thënë se marrëdhëniet mes Amerikës dhe Koresë së Jugut janë të forta.
Megjithatë udhëheqësi i ri i Koresë së Jugut, ka marrë një qasje më pajtuese ndaj Koresë së Veriut ndryshe nga presidenti Trump, i cili ka dërguar një formacion detar në ujërat jashtë Gadishullit Korean si paralajmërim për Korenë e Veriut për programin bërthamor.
Presidenti Trump është për sanksione të reja kundër regjimit të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Unit dhe izolimin e mëtejshëm të vendit komunist.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...