Në Korenë e Veriut mangësitë janë të shumta por ajo me të cilën mund të mburret ky vend është makineria efektive e propagandës.
Prej 6 dekadash ajo i injekton popullit urrejtjen ndaj SHBA të cilën e quan “agresori imperialist”.
Sipas Dojcce Veles propaganda funksionon sepse kujtimi për luftën e Koresë është ende i gjallë. Kjo edhe sepse ajo nuk ka marrë fund kurrë, pasi nuk ekziston një marrëveshje paqeje.
Që prej më shumë se gjashtë dekadash, në paralelin 38 sundon vetëm një armëpushim. Lufta nisi nga vetë Koreja e Veriut më 25 qershor 1950, kur me forcën e armëve Peniani donte të impononte ribashkimin e gadishullit të ndarë që prej luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, kur presidenti i SHBA Donald Trump kërcënon tani me zjarr e furi dhe lë të kuptohet se Koresë së Veriut “do t’i ndodhin gjëra që nuk i ka konsideruar kurrë të mundura”, atëherë kjo përshtatet me historitë që tregon Pheniani, ashtu si edhe me përvojën historike,
Kur ministri i Mbrojtjes James Mattis, e paralajmëron udhëheqjen e Koresë së Veriut për rrezikun e “asgjësimit të popullit” trauma nacionale që ushqehet vazhdimisht rigjallërohet nga propaganda.
Sepse asgjësim koreanoveriorët kanë përjetuar mes viteve 1950-1953. Për tre vjet me radhë shteti komunist u bombardua nga avionët luftarakë amerikanë që nuk kujdesën të shmangin viktimat civile.
Në këtë kohë mbi Korenë e Veriut u hodhën më shumë bomba se sa kundër Japonisë në të gjithë Luftën e Dytë Botërore. Vlerësohet se mbi 20 përqind e popullatës humbi jeten.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...