lhan Omar, një nga femrat e para muslimane anëtare të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, paraqiti një projektligj që i bën thirrje administratës amerikane të caktojë një përfaqësues të lartë special për të hetuar dhe analizuar incidentet islamofobike,
Projektligji, i paraqitur nga kongresistja demokratike nga Minesota Omar dhe kongresisti demokratik nga Illinois, Jan Schakowsky, bëri thirrje për emërimin e një “Përfaqësuesi Special Kundër Islamofobisë” nën kuadër të Departamentit të Shtetit.
Projektligji thotë se përfaqësuesi në fjalë duhet të shqyrtojë dhunën islamofobike të sponsorizuar nga shteti dhe të raportojë aktet antimuslimane jashtë vendit.
“Ne shohim se Islamofobia po rritet pothuajse në çdo cep të botës. Në Minesota, shteti ku unë u zgjodha, vandalët pikturuan mesazhe urrejtjeje dhe simbole naziste në një qendër islame. Incidentet e tilla janë problem i përbashkët i të gjithë muslimanëve në SHBA dhe jashtë saj”, tha Omar në një deklaratë në lidhje me projektligjin.
Shumë demokratë e mbështetën projektligjin, si Rashida Tlaib, një tjetër grua muslimane në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe Alexandria Ocasio-Cortez, kongresiste nga New York-u./AA/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...