Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Donald Trump do të informojnë të gjithë anëtarët e Kongresit të martën lidhur me kërcënimin që ata thonë se paraqet Irani, ndërkohë që zoti Trump dhe Ministri i Jashtëm iranian shkëmbyen polemika.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Ministri i Mrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, shefi i shtabit, gjeneral Joseph Dunford dhe një zyrtar i zbulimit që nuk është identifikuar kanë në plan të flasin me ligjvënësit, pas ditësh dyshimesh të shprehura nga zyrtarë amerikanë sipas së cilëve Irani ishte përgjegjës për sulmet e javës së kaluar kundër dy stacioneve saudite të naftës dhe një sabotazh më herët në katër cisterna nafte.
Senatori Lindsey Graham tha të hënën se pasi ishte informuar nga këshilltari për siguri kombëtare, John Bolton, “është e qartë se gjatë javëve të fundit, Iran ka sulmuar naftësjellës dhe anije të vendeve të tjera dhe ka krijuar situata kërcënuese kundër interesave amerikane në Irak”.
“Faji është i iranianëve, jo Shteteve të Bashkuara ose ndonjë vendi tjetër. Nëse kërcënimet iraniane kundër personelit dhe interesave amerikane, bëhen aktive, ne duhet të ndërmarrim një përgjigje të fuqishme ushtarake. Zoti President, mos u lëkundni”, shkruante ai në Twitter.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif sugjeroi të hënën që Presidenti amerikan Donald Trump “të provojë respektin” në vend që të bëjë kërcënime.
Ai po reagonte ndaj një postimi të preisdentit Trump në Twitter të dielën, ku ai thoshte: “Nëse Irani do të luftojë, ky do të ishte fundi zyrtar i Iranit. Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”
Zoti Zarif tha se Presidenti Trump, nën presionin e një grupi që përfshin Këshilltarin e Sigurosë Kombëtare, John Bolton dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu po shpreson të realizojë “atë që kanë dështuar ta bëjnë agresorë të tjerë”.
“Iranianët kanë qëndruar krenarë për mijëra vjet, ndërsa agresorët kanë ikur. Terrorizmi ekonomik dhe frikësimet me genocide nuk do ta zhdukin Iranin”, shkruante zoti Zarif.
Javën e kaluar, zoti Trump u duk se bëri një hap pas nga qëndrimi i ashpër ndaj Iranit, duke thënë se do të ishte i hapur ndaj bisedimeve.
I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të enjten nëse Shtetet e Bashkuara do të hynin në luftë me Iranin, zoti Trump u përgjigj “Shpresoj që jo”.
Por nuk ka pasur ndonjë rënie të dukshme të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre rajonalë nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër./VoA/
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...