Një i burgosur në Kolorado është bërë personi i parë në SHBA që ka rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve, ka njoftuar Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Një person ka rezultuar pozitiv për virusin e gripit të shpendëve A(H5) (gripi i shpendëve H5) në SHBA, siç raportohet nga Kolorado dhe konfirmohet nga CDC. Ky rast ka ndodhur në një person që ka pasur ekspozim të drejtpërdrejtë me shpendët dhe ka qenë i përfshirë në asgjësimin e shpendëve të supozuar me grip”, shkruan CDC, transmeton portali arbresh.info
Pacienti, në moshë të mesme, ka raportuar lodhjen si simptomën e parë dhe të vetme. Ai është izoluar dhe është trajtuar me ilaqe antivirale të gripit.
CDC ka theksuar se ka gjurmuar shëndetin e më shumë se 2,500 njerëzve që ishin ekspozuar ndaj zogjve të infektuar me H5N1 dhe që të gjithë kanë rezoltuar negativë.
Sipas agjencisë së shëndetësisë është e mundur që burri në Kolorado të ishte infektuar vetëm në hundë dhe se bakteriet nuk kanë arritur të hyjnë në trup.
“Përgjigja e duhur e shëndetit publik në këtë kohë është të supozohet se ky është një infeksion dhe të merren masa për të kontrolluar dhe trajtuar,” thuhet në deklaratën e CDC.
Megjithatë, organizata tha se rreziku i infeksioneve të vazhdueshme nuk ishte i lartë, duke e bërë publikun të qetë.
Lisa Wiley, një zëdhënëse e Departamentit të Korrigjimeve në Kolorado, tha për AP se njeriu i infektuar ishte pjesë e një ekuipazhi të burgosurish që kishin punuar në një fermë, të cilëve u është kërkuar që të ndihmojnë në vrasjen e shpendëve të infektuar.
Vetëm në fillim të kësaj jave, shkencëtarët thanë se një lloj i virusit të gripit të shpendëve shumë patogjenik H5N1 po bëhet një problem global, pasi ka potencialin të pengojë ndjeshëm prodhimin e shpendëve./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës