Një rast i pestë i coronavirusit në SHBA është konfirmuar pasi dy pacientë të rinj u testuan dhe dolën pozitivë në Kaliforni dhe një pacient i testuar pozitiv në Arizona.
Zyrtarët e shëndetësisë thonë se të dy pacientët në Kaliforni, një në Orange County dhe i dyti në qarkun Los Angeles, kohët e fundit ishin kthyer nga epiqendra e shpërthimit në Wuhan, Kinë.
Zyrtarët konfirmuan një rast të pestë në Maricopa County, në Arizona. Asnjë informacion tjetër nuk ishte i disponueshëm për atë pacient.
Dy raste të tjera u konfirmuan më parë në Chikago dhe Snohomish County, Uashington, ndërsa Kanadaja konfirmoi rastin e saj të parë të shtunën në Toronto.
Departamenti i Shëndetit Publik i qarkut në Los Anxhelos tha që personi i infektuar u paraqit për testim pasi nuk ndjehej mirë, dhe se “aktualisht po marrin trajtim mjekësor”.
“Nuk ka kërcënim të menjëhershëm për publikun e gjerë, nuk kërkohen masa paraprake të veçanta”, tha Departamenti i Shëndetit Publik.
Los Anxhelos County është e përgatitur mirë për të menaxhuar rastet dhe rastet e dyshuara të coronavirusit të ri.
Barbara Ferrer, Drejtoreshë e Shëndetit Publik tha që mjekët dhe shkencëtarët ishin ende duke mësuar rreth virusit vrasës.
“Për shkak se coronavirusi është i ri, ne po mësojmë më shumë çdo ditë për modelet e transmetimit dhe periudhat e inkubacionit. Ne do t’i mbajmë të gjithë të informuar pasi më shumë informacione të bëhen të disponueshme. Rreziku i transmetimit të coronavirusit në L. A County mbetet i ulët”, shtoi ajo./bw/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...