Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara ka votuar gati unanimisht për riafirmimin e garantimit të NATO-s, se të gjithë anëtarët e mbrojnë njëri-tjetrin. Ky zhvillim ndodhi disa javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dyshime për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për këtë garantim.
Dhoma Përfaqësuese, ku shumicën e kanë republikanët e zotit Trump, mbrëmë votoi me 423 vota për dhe vetëm 4 kundër, për rezolutën me të cilën “në mënyrë solemne riafirmohet” përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Artikullit 5 të Marrëveshjes Veri Atlantike.
Me këtë dokument, po ashtu, i bëhet thirrje secilit vend anëtar i NATO-s, që të shpenzoj së paku 2% të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është një çështje me të cilën presidenti Trump u ka bërë presion aleatëve, shumica e të cilëve kishin dështuar ta plotësonin këtë obligim.
Gjatë vizitës së tij në muajin maj në selinë e NATO-s në Bruksel, zoti Trump nuk e përmendi garantimin reciprok të mbrojtjes së NATO-s, duke i shqetësuar aleatët në këtë aleancë.
Më vonë ai e ka mbështetur mbrojtjen reciproke në NATO.
“Me të gjitha kërcënimet që ne dhe partnerët tanë ballafaqohemi në gjithë botën, NATO-ja e fuqishme dhe e sigurt është shumë më e rëndësishme se kurrë më parë”, tha kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, republikani Paul Ryan, që ishte sponzorizues i rezolutës së bashku me lideren demokarte në këtë dhomë, Nency Pelosi, dhe me ligjvënës të tjerë të njohur.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...