Eddie Johnson, komandant i policisë së Çikagos, ka kërkuar nga policia që ta hetojë atë pasi u zu duke fjetur në veturën zyrtare. Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, e akuzoi komandantin se atë e zuri gjumi pasi ishte i dehur.
Zyrtari 59 vjeç bëri thirrje për zhvillimin e hetimeve të brendshme pasi një kalimtar i rastit e pa atë duke fjetur afër një shenje të komunikacionit për ndalim të detyrueshëm të enjten dhe e thirrim numrin 911. Komandanti tha se e ndjeu marramendje përderisa ishte duke vozitur dhe e ndaloi veturën anash rrugës.
Anthony Guglielmi, zëdhënës i policisë, tha se komandanti i ka ndërruar ilaçet këtë javë dhe së fundi ka pasur probleme me shëndetin pasi ndihej shumë i lodhur.
Sidoqoftë, kryetarja e Çikagos tha të premten për gazetën “Chicago Sun-Times” se komandanti i ka thënë asaj që ka pirë alkool.
Ajo shtoi se nuk ka arsye për të dyshuar në rrëfimin e komandantit dhe se është e vetëdijshme për problemet shëndetësore të tij.
Zëdhënësi i policisë tha se Johnson ka kërkuar hetime kundër vetes, sepse beson që zyrtarët e lartë policorë duhet të kenë standarde të larta të sjelljes, shkruan “Fox Neës”
Parashikimi i motit për të premten
Një shpjegim i thjeshtë përse zemra nuk preket nga kanceri
Zbardhet lista e Anglisë për ndeshjet e tetorit
Kurti për AP: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të rrezikonte p...
Të paktën 14 të vrarë në një sulm izraelit në Bregun Perëndi...
Kurti në Poloni: E ardhmja e vendit tim është në BE dhe NATO